ORGANIZOHET KAMPANJA “MË JEP FUQI”
Medica Gjakova, në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës në Baza Gjinore” (25 Nëntor – 10 Dhjetor), ka organizuar fushatën e ndërgjegjësimit “ MË JEP FUQI” , për tu solidarizuar me të mbijetuarat e dhunes seksuale gjate luftes ne Kosove, për të thyer heshtjen dhe për të luftuar stigmën, njëherit për të bërë thirrje për veprim të përbashkët , ndërgjegjësim dhe pranim.
Sot, në kuadër të fushatës u organizua tryezë me njerëz me influencë në shoqëri që të na ndihmonin që ti përkrahim të mbijetuarat , t’ju lehtësojmë dhimbjen që ato kanë, të mos i pengojmë që të integrohen në shoqëri, Të punojmë të gjithë në atë drejtim që “faji” i veshur nga shoqëria të mos rendoj në supet e të mbijetuarve , faji të zhvendoset te kryesit e këtyre veprimeve kriminale dhe ata të marrin dënimin e merituar.
Ne perfundm te tryezes u konkludua qe nevojitet edhe shume pune per rehabilitim, re-integrim, pajtim si edhe forcimi i bashkepunimit ne mes te Institucioneve qeveritare te vendit, institucioneve fetare, OJQ-ve, komunitetit dhe familjeve me te mbijetuarat e dhunes seksuale gjate luftes ne Kosove.
Tryezen e nderuan me pjesemarrjen e tyre edhe perfaqsues nga OJQ – Mundesia nga Mitrovica dhe Zyrtarja per Barazi Gjinore e Komunes se Mitrovices, te cilat njeherit kane perkrahur qe nga fillimi fuqishem fushaten qe eshte realizuar. Faleminderit OJQ Mundesia.
Nje falenderim i madh per perfaqesueset e Institucioneve fetare prezente per debat konstruktiv dhe gadishmeri. Faleminderit institucione Qendra Per Pune Sociale, Qendra per Aftesim Profesional dhe Drejtoria e Arsimit. Faleminderit perfaqesuese te OJQ-ve per pjesemarrje ne debat.
Ne te gjithe se bashku U JAPIM FUQI ketyre grave. #16daysofactivism